Lajmet e fundit

Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë

Gjendja shëndetësore e policit të plagosur sot në lagjen “Bregu i Diellit”, të Prishtinës, raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.
Doktoresha kujdestare në Qendrën Klinike Emergjente të QKUK-së, Nerxhivane Halimi, në një prononcim për ORAinfo ka bërë të ditur se polici ka të plagosur njërën këmbë, në të cilën është goditur nga plumbi, i cili pas intervenimit të mjekëve i është nxjerrë nga këmba.

“Pacienti është jashtë rrezikut për jetën, ka pasur një goditje në njërën këmbë prej së cilës pas intervenimit të mjekëve plumbi i është larguar”, ka thënë për ORAinfo doktoresha Nerxhivane Halimi.

Ndërkaq burime të ORAinfo bëjnë të ditur se polici është rreth moshës 40 vjeçare. Motivet e plagosjes ende nuk dihen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.