Lajmet e fundit

Ekskluzive: Gjykata e Apelit konfirmon turpin e Gjykatës së Gjilanit

Vëllezërit Burim dhe Arsim Ramadani, së bashku me Jeton Kiqinën dhe Arben Kiqinën po mbahen padrejtësisht nëpër burgjet e Kosovës që 13 vite për vrasjen e familjes Hajra, të cilën, sipas vetë autoriteteve vendore dhe atyre ndërkombëtare e ka kryer krejtësisht dikush tjetër.

Edhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi në biseda familjare ka deklaruar se ata janë të pafajshëm. Edhe prokurorët vendorë  kanë thënë  dhe thonë të njejtën gjë. Kryetari i Gjykatës Supreme në bisedë me portalin parrotlla.net  ka deklaruar se kjo është njolla më e zezë në drejtësinë e Kosovës.

Pavarësisht këtyre fakteve, këta po vazhdojnë të mbahen nëpër burgje.

Sipas burimeve tona, Gjykata Speciale është duke punuar rreth ndriqimit të këtij rasti dhe edhe kjo gjykatë është e bindur se ata të cilët po mbahen brenda janë komplet të pafajshëm.

Burimet brenda Gjykatës Speciale na bëjnë të ditur se tani rasti është në procedim dhe dihen emrat e vrasësve, dihen njerëzit se kush kanë dhënë urdhër, si dhe sa para janë paguar për vrasjen e Hamëz Hajrës me familje.

Këto burime konfirmojnë gjithashtu se, ata të cilët kanë dhënë urdhëra për këtë vrasje janë akterët kryesorë, të cilët i shantazhojnë gjykatësit e Kosovës dhe prokurorët që të mos merren fare me rastin, po të konfirmojnë vendimet e gjykatës së UNMIK ut, e cila kishte marrë vendim vetëm sa për ta mbuluar krimin e vërtetë./parrotlla.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.