Lajmet e fundit

Autoritetet gjermane hetojnë vrasjen e vëllezërve Gërvalla

Në dosjen sekrete që redaksia parrotlla.net  ka lexuar, figuron edhe makina e një zyrtari të lartë të politikës kosovare, i cili ka bartur funksione me rëndësi në qeverinë e Hashim Thaqit. Të gjitha këto i pati konfirmuar edhe vajza e Jususfit, Donika, e cila përmes një deklarate pati thënë që “vrasës të babait tim janë në kreun e Qeverisë së Kosovës”.

Burime tona të informacionit thonë se qëllimisht ky informacion është devijuar dhe është lënë në heshtje, mirëpo pas inicimit të rastit nga ana e familjes Gërvalla, autoritetet gjermane janë duke u marrë me hetimin e këtij rasti.

Opinionit të gjerë sigurisht që i kujtohet, se si  autoritetet gjermane kanë arrestuar një zyrtar të lartë të UDB-së jugosllave, i cili kishte organizuar vrasjen e një kroati në perfieri të Mynhenit.

 

Vrasja e kroatit Stjepan Djurekovic ishte realizuar në vitin 1983, në Bavari të Gjermanisë./parrotlla.net/

dju01largea_vellezerit-gervalla_171511358430187

Leave a Reply

Your email address will not be published.