Në gjykimin e 11 policëve të akuzuar për keqtrajtim të shoqëruesve të Vulinit po vazhdon fjala përfundimtare.
Në seancën e sotme fjalën përfundimtare po e paraqet Ramë Dreshaj, avokat i të akuzuarit Sevdaim Avdullahu.
Sipas Dreshajt, aktakuza ndaj të mbrojturit të tij është me motive politike. Ai thotë se të arrestuarit nga policia më 7 janar të vitit 2013 kur Aleksandar Vulin sh-Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë vizitoi Graçanicën më 7 janar 2013 për të marrë pjesë në ritet e krishtlindjeve ortodokse, në fillim ishin të dyshuar, pastaj u kthyen në viktima.
“Si është e mundur që 10 persona në fillim merren si të dyshuar, mandej duke ndikuar në EULEX të njëjtit kthehen në viktima?” shtroi pyetjen avokati Dreshaj.
Policia i kishte arrestuar këta 10 persona nën dyshimin se ditën e vizitës së Vulinit, ata po e shoqëronin atë.
Në këtë proces gjyqësor për keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare akuzohen Gani Konjuhi, Sabit Sadiku, Naim Durmishi, Sevdaim Abdullahu, Nexhmedin Sahiti, Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kërqeli, Zenel Salihu dhe Ilmi Rexhepi. Edhe dje Aziz Rexha, avokati i Gani Konjuhit, gjatë dhënies së fjalës përfundimtare aktakuzën e cilësoi politike./KALLXO.COM