Lajmet e fundit

Policia zvicerane plagos me armë zjarri një shqiptar

Para pak çastesh, në mbrëmjen e së Martës, ka ndodhur një ngjarje dramatike në provincën e Waadlander të Zvicrës, ku policia zvicerane ka plagosur një shqiptar dhe arrestuar dy të tjerë të përfshirë në ngjarje.

“I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin univerzitar të Lausanëz (CHUV), jashtë rrezikut për jetën. Ai u qëllua në bark më armë zjarri,” shkruan media zvicerane suedostschweiz.ch, transmeton Bota sot.

Drama filloi pasi dy shqiptarë kërcënonin me vdekje të tretin dhe nuk iu bindën policisë për tu ndarë paqësisht, bile duke e sulmuar këtë të fundit. Njëri nga shqiptarët qëlloi me shufër hekuri policin, përpara se policia të përdorë armën e zjarrit.

Të tre shqiptarët janë arrestuar dhe tani pritet të dalin para drejtësisë. Nuk zbulohen akoma arsyet e zënkës mes shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.