Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para besohet se deri te aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura Opel Astra me targa 06, drejtuar nga vozitësi, bën vozitje të pakujdesshme në qytet dhe kur fëmija- femër (3 vjeçare) tenton ta trupoj rrugën, e godet me krahun e djathtë te veturës, me ç’rast pëson lëndime trupore.
Asaj i jepet ndihma mjekësore në Spitalin e Gjilanit. Fatmirësisht fëmija është jashtë rrezikut për jetë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.