Një i moshuar në Durrës i ka dhënë fund jetës në rrethana të paqarta.
Gjatë ditës së djeshme në lagjen Nr.14 në Durrës, në ambientet e banesës së vet, është gjetur nga familjarët i varur me litar 81- vjeçari J.N..
Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga këqyrja e kufomës nuk evidentuan shenja dhune.
Dyshimi kryesor është se i moshuari është vetëvrarë pasi ka qenë në gjendje të rënduar depresive.
Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.