Katër persona e rrahin një person tjetër dhe e bëjnë për spital. Ngjarja ka ndodhur dje në Lipjan në rrugën “Avdi Kelmendi”, ku sipas policisë katër të dyshuar, kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta viktimën.
Atij i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.