Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rastë “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur në rrugën Viti –Pozhoran. Nga hetimete e para në bazë të ankesës së viktimës, shtetas i Kosovës me banim në Pozhoran, Komuna Vitisë, është hapur me forcë objekti ku ankuesi mbante pellumbat dhe nga aty dyshohet të jenë vjedhur njëzet e shtatë (27) pëllumba (shpezë) të llojeve të ndryshme, sipas ankuesit në vlerë rreth 7000 euro.
Pas një pune mirë të organizuar Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni Policor i Vitisë me 23.11.15 kanë arritur ta identifikojn të dyshuarin I. M. (1992) ku pas intervistimit te i njëjti janë gjetë fakte të qëndrueshme ku besohet se ai është autor i kësaj vjedhje. Ai i ka kthyer dhjetë (10) pellumba.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
Pas hetimeve në vazhdimësi rreth rastit të njejtë Njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë kanë arritur ta identifikojm edhe te dyshuarin e dytë H. S. (1982) i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtes.
Pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar nga policia edhe pes (5) pellumba në vlerë rreth 1500 euro.
Prokurori i shtetit edhe për këtë të dyshuar ka leshuar vendi mbi ndalimin prej 48 orëve.
Besohet se të dy këta të dyshuar kanë vepruar si grupë gjatë kryerjes së veprës penale “Vjedhje e rëndë” me qëllim të përfitimit materjal për vete.
Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Vitisë, vetëm gajtë muajit nëntor kanë arritur tu bien në gjurmë dhe ti arrestojnë gjashtë (6) të dyshuar te të cilët janë gjetur dëshmi të qëndrueshme se ata kanë kryer një zinxhir të veprave penale, kryer kryesishtë vjedhje dhe vjedhje të rënda kryesishtë në Viti dhe në fshatrat për rreth.