Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën “De Rada” në Prizren.
“Një i dyshuar i panjohur përderisa ishte duke drejtuar një automjet po ashtu të paidentifikuar, e ka goditur këmbësoren–viktimën femër K-Shqiptare, e cila ishte duke e kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë”, njofton Policia e Kosovës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.