Lajmet e fundit

Njësitët speciale të PK-së, patrollojnë për-rreth Prishtinës!

Policia e Kosovës me anë të një komunikate bëri të ditur shtimin e pranisë së pjesëtarëve të njësisë së trafikut nëpër rrugë.

Kjo bëhet për parandalim aksidentesh në kushte atmosferike dimërore.

“Policia e Kosovës duke ditur se gjatë sezonit të dimrit për shkak të kushteve atmosferike, të reshurave të borës dhe zvogëlimit të dukshmërisë në trafik, në të gjitha akset rrugore ka shtuar prezencën e njësiteve të trafikut në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor,” thuhet në komunikatë.

Policia u bën thirrje pjesëmarrësve të komunikacionit të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke treguar se rregullat janë përcaktuar për të mbrojtur jetën e tyre.

“Policia vazhdon të apeloj tek të gjithë ngasësit e automjeteve dhe pjesemarresve ne trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten shpejtësisë së lejuar me shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike,” vijon komunikata.

Policia në komunikatë njofton se përveç rrugëve Pejë-Kullë dhe asaj për pikën kufitare Mutivodë që kalohen me vështirësi, rrugët tjera janë të hapura për zhvillim komunikacioni.

Këtë vit policia ka bërë të ditur se janë shtuar aksidentet me të vdekur në trafik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.