Lajmet e fundit

Ja sa është numri i kosovarëve që luftojnë në Siri dhe sa prej tyre u vranë, sipas Policisë

Drejtori i Drejtorisë për Antiterrorizëm Luan Keka ka thënë se numri i personave që hetohen për vepra për terrorizëm është mbi 100 të cilët janë arrestuar.

Ai ka shtuar se Policia bashkëpunon ngushtë me institucionet vendore e ndërkombëtare për luftimin e terrorizmit.

Ndërkaq sa i përket kryeterroristit kosovar Lavdrim Muhaxheri, Keka ka thënë se për momentin Policia nuk ka informacion për vendndodhjen e tij dhe se i njëjti ka fletëarrest ndërkombëtar dhe do të arrestohet menjëherë sapo të mësohet vendndodhja e tij.

“PK -ja disa herë ka dalë me shifra për pjesëmarrjen e kosovarëve në luftërat e ISIS-it. Në mesin e vitit 2012 është regjistruar kosovari i parë që ka marrë pjesë në luftëra të huaja. Nder vite llogaritim rreth 300 persona që kanë udhëtuar për atje, afro 80 tani për tani konsiderohet se janë pjesëmarrës dhe rreth 50 kanë vdekur”, ka përfunduar Keka

Leave a Reply

Your email address will not be published.