Në fshatin Sllatinë e Madhe, komuna e Fushë Kosovës, të martën policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës në lëvizje derisa drejtonte viktima tjetër mashkull
“Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie me 14 copë fishkë të kalibrit 12 mm.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.