Lajmet e fundit

Policia konfirmon incidentin në Gorazhdec të Pejës

Në Gorazhdec të Pejës persona të panjohur kanë kryer disa sulme të armatosura, por nuk ka të lënduar. Aty është djegur një veturë, një shtëpi e banimit është godit me 4 plumba nga arma e zjarrit por edhe është dëmtuar pjesërisht një përmendore me mjet të fortë.

Rasti është duke u hetuar intenzivisht, duke mbledh dëshmi, prova, deklarime të qytetarëve të atij fshati , edhe të fshatrave që kalojnërrugës përmes fshatit Gorozhdec.

Ja komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

Sot me datë 07.12.2015 diku rreth orës 02:50, në rrugën kryesore që përshkon fshatin Gorozhdec, ka ndodhur një incident, shkrepje me armë zjarri dhe për pasojë kishte edhe dëmtim prone ( një shtëpi private), dhe dëmtim me forcë te një përmendorëje në atë fshat.

Me të pranuar informatat nga Qendra Operative në kuadër të DRP Pejë, njësitet patrulluese në kuadër të N/stacionin policor të Gorozhdecit së bashku me njësitet tjera patrulluese të Stacionit policor Pejë, kanë reaguar në vend ngjarje. Nga vlerësimi i parë i bërë në vend ngjarje, shihet se ka një veturë të djegur nga zjarri, dhe aty afër një shtëpi e banimitishte godit me 4 plumba nga arma e zjarrit.

Në ndërkohë njësitet policore janë njoftuar edhe për një dëmtim të pjesshëm të përmendores (më forcë apo mjet të fortë sipas dëshmive në vend ngjarje), që gjendet diku 200-300 metra nga vendiku ishte gjuajtja me arme zjarri dhe zjarrëvnia e veturësse cekur më lartë.

Nga kyrastnuk kemi persona të lënduar .

Kështu që, përpos njësiteve policore që kanë reaguar siç ceka më lartë, menjëherë janë njoftuar dhe kanë arritur në vend ngjarje njësiti i zjarrfikësve nga Peja, njësitë policore të hetimeve rajonale në kuadër të DRP Pejë, Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe i tërë zinxhiri komandues i SP Pejë, por edhe i Drejtorisë Rajonale të Pejës.

Rasti është duke u hetuar intenzivisht, duke mbledh dëshmi, prova, deklarime të qytetarëve të atij fshati , edhe të fshatrave që kalojnërrugës përmes fshatit Gorozhdec.

Bashkëpunim në mes njësiteve policore të stacionit poli cor dhe të Drejtorisë rajonale të Policisë në Pejës është i koordinuar mirë dhe në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjesnë mënyrë të planifikuar është duke u punuar për zbardhje të rastit. Natyrisht që do ri-shikohen veprimet policore për një siguri të përgjithshme në tërë zonën e Pejës, përkatësisht ne ketë fshat.

Rasti,sipas kompetencës lëndore do te hetohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale Pejë

Lidhur me rastin kemi kontaktuar edhe me përfaqësuesin e fshatit Gorozhdec me qëllim të informimit se ky rast konsiderohet si rast i izoluar dhe se gjendja ne fshat është stabile dhe e qetë.

Menjëherë kemi ndërmarrë masa shtesë në terren me njësi policore me qellim të ruajtjes se rendit dhe qetësisë publike dhe parandalimit të incidenteve eventuale të mundëshme.

Vlenë të ceket se me datë 4/12/2015 në zyren e kryetarit te KK Pejë është mbajtur takim me ministrin për këthim e komunitete, perfa qesues të fshatit Gorozhdec Milosh Dimitrijeviq ansambleistnë kuvendin komunal Pejë dhe Slobodan Petroviq zyrtar komunal në zyren për komunitete dhe këthim. Njëzërit në ketë takim situata mbi gjendjen e sigurisë ishte vlerësuar e qetë dhe satbile në ketë mes ku jeton me shumicë komuniteti serb.

Nga policia e Kosovës në ketë takim ka prezantuar stafi më i lartë i PK-ës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës Pejë dhe Stacioni policor Pejë.

Në lidhje me incidentin janë duke u zhvilluar hetime intensive nga njësiti rajojnal i hetimeve në lokacionin e incidentit dhe për rreth në atë zone.

Leave a Reply

Your email address will not be published.