Një i lënduar në aksidentin e ndodhur ditë më parë në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Viktima ishte drejtues i veturës, i cili më 30 nëntor ishte përfshirë në një aksident. Ai ishte në tretman mjekësor në QKUK – Prishtin, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.