Lajmet e fundit
Arrestohen pesë zyrtarë të KQZ-së

Arrestohen pesë zyrtarë të KQZ-së

Policia e Kosovës, në mbrëmjen e së martës ka arrestuar pesë punëtorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur vota në komunën e Prishtinës, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Burime të Infokusit brenda Policisë së Kosovës, thonë se arrestimi i këtyre zyrtarëve është bërë nën dyshimin e bazuar se këta kanë manipuluar me vota, në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidatit të saj për Kryeqytet, Isa Mustafa.

Sipas këtyre burimeve, arrestimi i tyre është bërë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

Ndërkohë as nga organet e rendit e as nga KQZ-ja nuk kanë dashur që të komentojnë për një ngjarje të tillë.

Ndryshe, në zgjedhjet e tre nëntorit, Isa Mustafa i LDK-së dhe Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes janë dy kandidatët që kanë marrë më së shumti vota në raundin e parë, dhe pritet që më 1 dhjetor të ballafaqohen në balotazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.