Personi që dyshohet se ka vrarë 43 vjeçarin N.A të hënën pas mesnate në fshatin Milloshevë, dje është dorëzuar në Polici.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se në lidhje me rastin me 9 dhjetor është vetë dorëzuar në Polici i dyshuari, i cili ka dorëzuar edhe një pistoletë të tipit TT me një fishek.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.