Në fshatin Parallov të komunës së Gjilanit, një veturë me targa të Shqipërisë ka humbur kontrollin për të përfunduar jashtë rrugës.
Për fat të mirë, në veturë ka qenë vetëm një person dhe ai nuk ka pësuar lëndime serioze. KosovaPress raporton se personi i aksidentuar nuk ka dashur të marr ndihmë mjekësore, pasi nuk e ka parë të nevojshme.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po mundohet ta nxjerrë veturën nga përrocka.