Policia e Kosoves për 24 orë arreston 25 persona të dyshuar të involvuar në vepra të ndryshme penale.
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
SULM
Rr. Fehmi Agani ,Prishtinë 11.12.2015-15:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit kanë sulmuar me shishe xhami me ngjyrë automjetin zyrtarë që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
FAJDE – DETYRIM
Lipjan 2015 – NN. Njësiti policor për Hetimin e Krimeve Ekonomike ne bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjyqtari i procedurës paraprake ka kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj K-Shqiptar . Lidhur me rastin janë konfiskuar një veturë Mercedes dhe një telefon . Dy të dyshuarit janë arrestuar pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën e lartcekur . Me urdhër të prokurorit të njëjtit dërgohen në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Podujevë 11.12.2015-09:30. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar (i mitur) në bashkëpunim me një të dyshuar mashkull K-Shqiptar kanë bartë armë në shkollë. Pas intervistimit në prezencë të Drejtorit i dyshuari ka pranuar se armën e kishte fshehur jashtë Objektit të shkollës. Nga Njësiti policor është konfiskuar arma Revole MOD.LADY.K.ITALY pa karikator. Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 11.12.2015-14:53.Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti duke lëvizur me veturën “VW Golf V” nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një fëmijë, këmbësoren femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Ali Ajeti, Podujevë 11.12.2015-19:05. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë dega Podujevë ,është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje te dënimit në Burgun e Dubravës në kohëzgjatje 7 ( shtatë) ditëve.
Podujevë (NN)11.12.2015-11:10. Në bazë të urdhëresave te lëshuara nga Gjykata eshtë arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga Gjykata është liruar.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE
Rr. Agim Ramadani, Viti 11.12.2015 -12:00. Viktima mashkull K-Serb ka raportuar se pas një mosmarrëveshje –mospajtime rreth punës është kanosur nga i dyshuari mashkull K-Serb. Nuk raportohet për të arrestuar .Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit .
Raport shtesë :
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Rr. Adem Jashari, Gjilan 21.10.2015-20:15. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara sot me datën 11.12.2015 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari ,mashkull K-shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Skënderbeu, Kamenicë 11.12.2015-11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata,është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje te dënimit në Burgun e Smrekovnicës në kohëzgjatje prej dy muajve.
Rr. Skënderbeu, Kamenicë 11.12.2015-11:30. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata , është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje te dënimit .
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM TRUPOR
Rr. 12 Qershori, Ferizaj11.12.2015-13:35. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është sulmuar me një mjet te prehtë (thike) nga i dyshuari mashkull Shqiptar Shtetas i Shqipërisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësorë ,ndërsa i dyshuari gjendet ne kerkim te Policise.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgje me rendesi per tu raportuar.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Besim Shala, Prizren 07.12.2015-19:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar -njëri i mitur pasi që të njëjtit lidhur me rastin ishin ne arrati që nga data e lartcekur. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer veprën .Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
VJEDHJE
Suharekë 09.07.2015-12:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën e lartcekur. Është konstatuar se i dyshuari eshte me te meta psikike . Me urdhër të Prokurorit i njëjti është dërguar për kontrollë në Psikiatri dhe është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Aeroporti Adem Jashari, Prizren (NN)11.12.2015-18:30.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren ,është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom dhe i njëjti dërgohet në vuajtje te dënimit në Burgun e Prizrenit.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE -DËMTIM PRONE -ARMËMBAJTJE PA LEJE
Pejë 11.12.2015 – 03:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit, nën ndikimin e alkoolit e kanë dëmtuar lokalin e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe pastaj , pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur viktimën . Nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një revole me gaz ,,Ekol ” me një karikator. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.
DHUNË FAMILJARE
Klinë 11.12.2015-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti për arsye të pa njohura e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
VJEDHJE
Fsh. Qabiq ,Klinë 11.12.2015-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka vjedhur një motor të druve te llojit ,, Stil” në vlerë prej 120 euro pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Raport shtesë:
PËRDORIM I ARMES
Rr. Bill Klinton ,Pejë 27.11.2015-20:30. Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara me datën 11.12.2015 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgje me rendesi per tu raportuar.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Gjakovë 11.12.2015-18:20. Viktima a mashkull K –Shqiptar pronarë i nje spitali Spitalit, ka raportuar se tre te dyshuar të panjohur me një veture private (me shenja te ambulantes),janë prezantuar si punëtorë te nje Spitali tjeter dhe kanë marre tre aparate ne vlere rreth 80.000 euro . Lidhur me rastin roja e Spitalit –i dyshuari mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndersa rasti eshte duke u hetuar nga njesitet policore.
KANOSE
Gjakovë 11.12.2015-16:35.Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar . I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit pas intervistimit lirohet ne procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ZJARRVËNJE
Malishevë 11.12.2015-04:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se veturën e tij është përfshirë nga zjarri ,si pasoj e djegies se mbeturinave të ndezura të zjarrit (hiri). Njësiti i Zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit të shkaktuar sipas viktimës është rreth 1500 euro. Nuk raportohet për të lënduar.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE
Vushtrri 11.12.2015-15:50.I dyshuari mashkull K-Shqiptar ka raportuar ne KEDS lidhur me një ç kyçje nga rrejti elektrik me ç’rast edhe ka kanosë zyrtaret e KEDS-it. Përfaqësuesi i KEDS-it ankuesi mashkull K-Shqiptar është intervistuar lidhur me rastin ne stacionin policor, ndërkohë ka shkuar edhe i dyshuari me ç’rast i njëjti është arrestuar . Sipas te dyshuarit ka ardhë për zgjedhjen e problemit rreth pagesës me ankuesin. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgje me rendesi per tu raportuar.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Mitrovicë 11.12.2015-13:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor meshkuj K-Serb gjatë kryerjes së detyrës. Gjashtë zyrtarët Policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe te njëjtit kanë pranuar tretman mjekësore. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgje me rendesi per tu raportuar.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
PKK. Vërmicë 11.12.2015-13:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar me shtetësi Suedeze pasi që i njëjti duke drejtuar veturën me targa vendore nuk është ndalur në pikën kufitare nga drejtimi i R. së Shqipërisë për në R. e Kosovës dhe ka vazhduar me veturën e tij. Me urdhër të prokurorit automjeti i të dyshuarit është konfiskuar ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
KONTRABANDIM ME MIGRANT
Gjakovë 11.12.2015-09:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar i ka mundësuar të njëjtit kalimin ilegal të kufirit nga Hungaria deri në Austri me ç’rast për këtë shërbim kishte paguar 750 euro. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore dhe prokurori.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgje me rendesi per tu raportuar.
STATISTIKAT E PERGJITHESHME
Aksidente fatale——————————————————– 000
Aksidente me të lënduar——————————————— 009
Aksidente pa të lënduar———————————————-029
Tiketa trafiku të shqiptuara—————————————– 708
Arrestime—————————————————————– 025
Në mbajtje————————————————————— 014