Lajmet e fundit

LAJME Kush i dogji mbrëmë katër vetura zyrtare?

Policia e Kosovës informon se gjatë 24 orëve te fundit, në disa rajone të Kosovës iu është vënë zjarri katër veturave zyrtare.

Rreth orës 22:50 në rr. Ersen Mazreku, Prizren, i është vënë zjarri veturës zyrtare Audi A4 me tabela 4Z-231-02, pronë e Gjykatës së Apelit.

Rreth orës 23:05 në parkingun e Gjykatës për Kundërvajtje në Pejë i është vënë zjarri veturës Toyota me targa 4Z-160-02.

Rreth orës 00:03 në parkingun e KK. Mitrovicë i është vënë zjarri veturës zyrtare me tabela 3Z-156-06 pronë e ATK-së.

Ndërkaq, rreth orës 23:35 në parkingun e Prokurorisë në Gjilan i është vënë zjarri veturës zyrtare Renault Megane me tabela 4Z-138-03 pronë e Prokurorisë.

“Policia e Kosovës është duke kryer hetime intensive për zbardhjen sa më parë të këtyre rasteve të cilësuara si zjarrvënieve, të cilat dyshohet se janë djegur qëllimshëm nga persona të dyshuar”, thuhet në njoftim për media të Policisë së Kosovës.

“Referuar hetimeve të para dhe referuar intervaleve kohore të rasteve të ndodhura, dyshohet se këto veprime të personave të dyshuar kanë qenë veprime mirë të koordinuara dhe të centralizuara”, potencon më tej Policia.

Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, ruajtja e pronës publike dhe asaj private është detyrë e PK-së, andaj Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtyre rasteve.

Policia e Kosovës njëkohësisht kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që kushdo që posedon ndonjë informacion në këtë drejtim të bashkëpunojë me PK-në, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla të dëmtimit të pronës shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.