Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në Vushtrri, lëndohn katër persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbreme në Vushtrri, si pasojë e të cilit janë lënduar katër persona.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura civile.

“Një aksident trafiku më të lënduar është raportuar sonte rreth orës 18:40. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në rrugën magjistrale në Vushtrri , në të cilin ishin të involvuara dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se sipas rrethanave në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e njërës nga veturat e aksidentuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.