Gjykata Themelore e Prishtinës tregohet shumë e shpejtë në procedurën ndajë Deputetëve të cilët llogariten si Deputetë të cilët e mbrojtën Kushtetuten e Republikës së Kosovës. Kjo dukuri vie në kohën kur edhe Gjykata Kushtetuese e dha vendimin lidhur me marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku u bë e qartë se parimet e përgjithshme për AKS-në nuk janë tërësisht në përputhje me Kushtetutën. Pavarsisht këtyre padrejtësive ende po vazhdon procedura e ndjekjes ndaj deputetëve opozitarë. KOSOVANEWS, siguron thirrjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës ndaj Shefes së Grupit Parlamentar të AAK’së Donika Kadaj – Bujupi, të cilës i bëhet thirrje për seancën Gjyqsore me 6 Janarë 2016. Sipas burimeve jo zyrtare Kosovanews.info, zbulon se e njejta thirrje ju është derguar edhe tre deputetëve tjerë Opozitarë si Albin Kurtit , Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit. A është kjo drejtësi kur dihet se mbi 500 mijë lënd presin për tu zgjedhur në Gjykata Themelore të Prishtines dhe askush nuk jepë pergjegjësi se pse po vonohen gjithë kto lëndë , kurse ndaj deputetëve opozitarë janë shumë efikasë./KOSOVANEWS/