Redaksia e Kosovanews, ka siguruar një dokument nga Gjykata Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, me të cilin është ngritur aktakuzë kundër deputetëve: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj- Bujupi dhe Faton Topalli.
Dokumenti zbardhë dëshmitarët e këtijë procesi gjyqësorë ndaj deputetëve të opozitës e që del të jenë kolegët e tyre deputet nga koalicioni PDK-LDK. Xhavit Haliti, Armend Zemaj , Naser Osmani , Nuredin Ibishi , Shpresa Gosalci , Leonora Alimaj dhe Kadri Veseli.
Në dokumentin e Gjykatës, siguruar nga Kosovanews, hedhja e gazit lotsjellës paraqitet si përdorim i armës. Është e rëndësishme të vihet në pah ky dokument i cili pasqyron lojën e njohur tashmë të deputetëve të PDK-së dhe LDK -së, ku në njërën anë i ftojnë ata të opozitës që të bisedojnë në Kuvend e në anë tjetër përgatisin dëshmi ndaj tyre, në procese gjyqësore që opozita po i quan politike. Ndryshe një nga dëshmitarët e këtijë procesi, deputeti i LDK-së, Naser Osmani nga dje është edhe vet i akuzuar për të bëma që lidhen me procese të dyshimta privatizimi në Kosovë.
Shikoni dokumentin: