Lajmet e fundit

Para protestës, largohen mjetet e forta nga rruga (Foto)

Sot partitë opozitare kanë paralajmëruar një protestë që fillon në ora 14:00, e cila sipas organizatorëve ka për qëllim rrëzimin e Qeverisë.

Përveç policisë e cila ka thënë se është në gjendje gatishmërie për të siguruar marvajtje të rendit gjatë kësaj proteste, lajmi.net ka siguruar disa fotografi ku punëtorë të një kompanie po largonin disa grumbuj me kubëza që ndodheshin në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, jo shumë larg sheshit kryesor ku do të mbahet protesta e opozitës.

Kubëzat si këto që sot po largoheshin nga rruga, shpesh janë përdorur nga protestuesit për të sulmuar policinë, objektet qeveritare e edhe automjetet zyrtare. Partitë opozitare edhe pse kanë thënë se protesta do të jetë e qetë ato nuk e kanë përjashtuar dhunën, duke thënë se dhunën mund ta nxisë reagimi i policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.