Lajmet e fundit
UP-ja shpall konkursin për 3 mijë studentë në master

UP-ja shpall konkursin për 3 mijë studentë në master

Senati i Universitetit të Prishtinës ka marrë vendim që ta shpallur konkursin për studimet master.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 11 shtator deri më 18 shtator. Në vitin akademik 2015/16 UP-ja në studimet master do t’i pranojë rreth 3 mijë studentë.

Po ashtu janë miratuar edhe kriteret për pranim, që do të jenë 30% nga nota mesatare e studimeve themelore dhe 70 % nga provimi pranues.

Senati po ashtu ka shqyrtuar dhe miratuar propozimet e njësive akademike për stafin e angazhuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.