Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se aplikantët duhet të jenë në Kosovë në kohën kur paraqesin kërkesën e tyre për heqjen e vizave.
Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka njoftuar se qytetarët e Kosovës që kanë një vizë B1/B2, C, D, C1/D, I, F, M apo J dhe që kanë kryer procesin e identifikimit të shenjave të gishtërinjve, mund t’u hiqen vizat dhe të udhëtojnë lirshëm në SHBA në bazë të programit “Waiver Program.”
Po ashtu, ambasada e SHBA-ve ka njoftuar se aplikantët duhet të jenë në Kosovë në kohën kur paraqesin kërkesën e tyre për heqjen e vizave, dhe se ata që tashmë janë të pajisur me vizë amerikane nuk janë të detyruar të presin për skadimin e vizës përkatëse në mënyrë që të aplikojnë për vizën tjetër.
Për të aplikuar në programin “Waiver Program” ambasada e SHBA-ve ka bërë me dije se nuk aplikohet asnjë lloj pagese, përveç pagesës së zakonshme “MRV Fee” prej 160 dollarësh. Ata që pagesën e kryejnë përmes bankës “Raiffeisen Bank”, nuk mund të pranohen në programin “Waiver Program.”