Në lagjen Rudar të komunës së Zveçanit sonte në aksident trafiku ka humbur jetën një femër 28-vjeçare me inicialet M.A., njoftoi agjencia Tanjug, duke iu referuar burimeve policore në veri të Kosovës.
Shefi rajonal i operativës së Policisisë së Kosovës Zhelko Bojiq i ka thënë agjencisë se vajza ka humbur jetën kur atë e ka përplasur kamioni.
“Me lëndime të rënda ajo është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku iu nënshtrua lëndimeve”, ka thënë Bojiq.
Ai ka shtuar se vozitësi i kamionit është arrestuar dhe se ka dëshmitarë okularë të aksidentit me pasoja fatale.