Lajmet e fundit

Bastisjet në Prishtinë: Tre të arrestuar si të dyshuar për fajde, detyrim dhe shmangie nga tatimi

Tre persona janë arrestuar gjatë bastisjeve që u bënë sot në nëpër disa lokale në kryeqytet, pasi sipas policisë të njëjtit janë të dyshuar për vepra penale si fajde, detyrim dhe shmangie nga tatimi.

“Sot më 14.10.2015, në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike  me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor nën dyshimin për veprat penale si:  Fajde, neni 343  i KPRK-së, Detyrim , neni 340  i KPRK-së,  dhe Shmangie nga tatimi, neni 313 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast hetuesit policorë në vazhdën e operacionit kanë kontrolluar tri shtëpi, një banesë si dhe tri lokale në Prishtinë, raporton lajmi.net.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente, kompjuterë, telefona dhe para të gatshme, ndërsa personat e arrestuar janë G. A. mashkull 11.01.1978, A. G. mashkull 05.02.1968, A. B. mashkull 20.03.1965.

Sipas policisë, personave të arrestuar me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Me vendim të Prokurorit të tri lokalet e kontrolluara mbyllen përkohësisht./Kosovanews

Leave a Reply

Your email address will not be published.