Një person, 27 vjeçar është arrestuar pas tentimit që bëri për ta rrëmbyer një vajzë, 19 vjeçare, ndaj të cilës përdori edhe prej për sy.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, ku siç raporton Policia ndaloi të dyshuarin për veprën penale ‘rrëmbim në tentativë’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.
E. S. u ndalua nga Policia teksa po ngiste veturën e tij, pas tentimit për të rrëmbyer A.O., ngase ajo kishte rezistuar të futet në veturën e të dyshuarit e që ai kishte sprej duke ia hedhur në fytyrë viktimës, raporton lajmi.net.
Teksa ai ka tentuar të ik nga vendi i ngjarjes Policia ka arritur ta arrestojë të njëjtin, dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.