Lajmet e fundit

21 vjeçari mendohej se bashkëpunonte me organizata terroriste

Në mëngjesin 12 nëntorit, Policia e Kosova ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit A.S nën dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale që lidhet me terrorizëm. I dyshuari është i moshës 21 vjeçare.

Gjatë bastisjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa pajisje elektronike. Arrestimi ka rezultuar pas një bastisje që është kryer në pronën e të dyshuarit mashkull në bazë të urdhëresës nga gjykata.

Burime të Gazetës Express, brenda Policisë së Kosovës bëjnë në ditur se i dyshuari A.S mendohej se bashkëpunonte me organizata terroriste, por është vërtetuar që ka mungesë të provave. Po ashtu, ata kanë bërë të ditur se ai nuk është i rrezikshëm dhe nuk ishte duke predikuar fenë.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.