Sipas burimeve , personi i arrestuar nën dyshimin për vënie zjarri ndaj veturës zyrtare në Pejë është Besnik Zeqiraj. Bëhet e ditur se Zeqiraj është një aktivist i Vetëvendosjes në Pejë.
Sipas raportit, i njëjti dyshohet se i kishte vënë zjarrin një veture zyrtare në Pejë në datën 12.12.2015, në afërsi të Gjykatës për Kundërvajtje, raporton Indeksonline.
Po ashtu sipas policisë, të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Lexoni raportin e plotë të policisë së Pejës:
Ju informojmë se më date 12.12.2015 rreth orës 23:10 në afersi të Gjukatës për kundervajtje në Pejë, në atë kohë nga persona të pa njohur ishte djegur pjesërishtë vetura zyrtare e kësaj gjykate e llojit ‘Toyota’ me targa zyrtare regjistrimi.
Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit shtetit kishin nisur drejt zbardhjes së rastit, dhe ecuria hetimore e hetuesve policorë, në kuadër të DRP Pejë , ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e njërit nga të dyshuarit shtetas i Kosovës (1985) .
I dyshuari është arrestuar me datë 14.12.2015 dhe me urdhër të prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor nga ana e Gjykatës themelore në Pejë, të njëjtit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Rrjedha hetimore është zhvilluar mbi informacionet fillestare dhe arrestimi i të dyshuarit ka rezultuar edhe me gjetjen e provave materiale të rastit dhe hetuesit janë në kërkim edhe të personit dytë të dyshuar.