Personat ma të kërkuem që figurojnë në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës dhe që cilësohen si ma të rrezikshëm dhe ende të paarrestuem, janë Radomir Kasalovic, Dushan Jovanovic, Ratomir Bozovic, i kërkuem për vrasjen e policit Enver Zymberi me 26 Korrik 2011.
Për vrasje të randë kërkohet Petrit Salihu dhe Branislav Rakic, Korab Zogjani, Agron Kryeziu. Ilir Avdullahu i përfshimë në vrasjen e Triumf Rizës.
Në kërkim janë edhe personat e rastit Kosova 2.0 të datës 14 Dhetor 2012. Policia ka ende të publikueme 10 foto, por emnat nuk i ka, sepse ende janë të pa identifikuem.
Në kërkim janë edhe personat e rastit Kosova 2.0 të datës 14 Dhetor 2012 ku Policia i ka të publikueme 10 foto të tyne, por emnat nuk i ka mbase ende janë të pa identifikuem.
Ndërsa organizata më e madhe ndërkombëtare policore në botë INTERPOL ka të futn në listën e saj, rreth 71 kosovarë të dyshuem për krime të ndryshme.
Prej tyre 69 persona janë të gjinisë mashkullore dhe dy tjerë janë femna.
Leme Xhema dhe Feride Ramadani janë dy femnat e vetme të cilat figurojnë në listën e personave të kërkuem nga INTERPOLI.
Dy personat ma të kërkuem në Kosovë nga kjo organizatë janë Reynolds Roger 65 vjeç nga Britania dhe Labinot Fandaj 23 vjeç shqiptar i Kosovës.
Në listën e Interpolit ka dhe të tjerë kosovarë por që kanë pasaport serbe e që figurojnë në listën e personave të kërkuem si shtetas serb në Serbi.
https://www.youtube.com/watch?v=E2vJybX6evU