Agjencia gjermane e lajmeve DPA: Sërish akuza horrori kundër Thaçit

Hashim-Thaci11Hashim Thaçi, njëri nga politikanët kryesorë të Kosovës, dyshohet se është i përzier në tregtinë ndërkombëtare me organe, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Dyshimet kësaj radhe arrijnë deri në Afrikë. Thaçi pritet të marrë një ftesë nga Gjykata Speciale.
Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sërish po ballafaqohet me akuza të rënda për përfshirje të tij në tregti me organe njerëzore. Ndërsa ish-komisari politik i UÇK-së po bëhet gati për t’u zgjedhur në postin e presidentit të Kosovës, agjencia gjermane e lajmeve DPA ka raportuar të enjten mbi akuzat e reja kundër Thaçit – akuza jo të panjohura, por tani të zgjeruara me dyshime se kryediplomati i Kosovës mund të jetë i përzier në tregti në organe edhe në Afrikë, transmeton dialogplus.ch.
DPA e përshkruan Thaçin se njërin prej politikanëve me kontrovers në Evropën Juglindore dhe thekson se ditëve të fundit mediumet në Serbi kanë raportuar gjerësisht mbi akuzat e reja kundër Thaçit. Si dëshmitar kyç përmendet mjeku nigerian Philip Njemanze. Ai përshkruhet si mjek me renome dhe përvojë në botën e jashtme. Njemanze pretendon se guvernatori i shtetit nigerian Imo, Rochas Okorocha, viteve të fundit ka hapur disa spitale, ku thuhet se kryhen vepra kriminale të heqjes ilegale të organeve. Si ndërmjetësues i shitjes së organeve në Evropë përmendet Thaçi, shkruan DPA duke iu referuar njoftimeve mediale dhe akuzave të mjekut nigerian. Prokuroria serbe ka njoftuar se synon të dërgojë një kërkesë në Nigeri për ndihmë juridike.
Sipas DPA, Thaçi është përmendur vazhdimisht si njëri nga krerët e krimit të organizuar në Kosovë – në kontekst të drogës, tregtisë me njerëz dhe me armë. DPA shtro pyetjen se si mund të jetë e mundshme një gjë e tillë, duke pasur parasysh praninë ndërkombëtare në Kosovë – EULEX, NATO dhe diplomatë të shumtë.
E tërë, sipas DPA, ka një sfond real. Tek muajin e kaluar qeveria holandeze njoftoi për themelimin e një gjykate ndërkombëtare të financuar nga BE, e cila pritet të fillojë punën këtë vit. Detyrë e këtij gjyqi është: të shqyrtojë akuzat se Thaçi ka qenë i përzier në tregti me organe në fund të viteve 90-të. Sipas një raporti të Këshillit të Evropës qindra serbëve dhe romëve u janë marrë organet në Shqipërinë veriore.
“Me atë rast emri i Thaçit vazhdimisht është përmendur si organizator i këtij krimi”, shkruan DPA, e cila përkujton se Thaçi i ka hedhur poshtë këto akuza, ndërsa në lidhje me dyshimet e fundit nga Afrika ai nuk është prononcuar ende. DPA nënvizon se pritet që Thaçi të jetë njëri nga ata që do të marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Ai po përpiqet që gjatë këtij muaji të bëhet president i Kosovës – dhe kështu do të fitonte imunitet nga ndjekja penale. Por sipas rregullores së punës të Gjykatës Speciale prokurorët do të kenë të drejtë t’i ndjekin edhe bartësit e funksioneve më të larta./dialogplus.ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*