Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 21:15, në rrugën “ Abedin Rexha në Klinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, në të cilin si pasojë ka humbur jetën një këmbësor dhe një tjetër kishte marr lëndime të rënda trupore.
Policia në Pejë ka bërë të ditur se nga të dhënat e para të hetuesve mësohet se në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i udhëtarëve ‘VW Passat’, me ngjyre të gjelbër metalike, me targa regjistrimi të Kosovës, i drejtuar nga i dyshuari A.K. (1977) shtetas i Kosovës dhe dy këmbësoret M. B.(1952), e F. H.( 1971).
“Deri të aksidenti kishte ardhur për deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar në rrugën ‘Abedin Rexha’ Klinë, gjatë qarkullimit në atë rrugë duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës, shpejtësisë i kishte goditur dy këmbësoret të cilët ishin duke e kaluar rrugën nga ana e djathtë në të majtë , me ç’rast dy këmbësoret kishin marr lëndime trupore, ishin dërguar në QKMF Klinë , e më pastaj edhe në spitalin rajonal Pejë, për shkak të lëndimeve që kishin pësuar. Këmbësori M B. sipas mjekut kujdestar është jashtë rreziku për jetë, kurse këmbësori tjetër F. Hasani për shkak të lëndimeve iu kishte nënshtruar një operacioni mjekësor, me ç’rast nuk kishte mundur të mbijetonte, ka ndërruar jetë në Spitalin rajonal Pejë në ora 02:10”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me urdhrin e prokurores kujdestare është ndaluar për shkak të veprës penale nga nenin 378/9, ndërsa trupi i pa jetë tani të ndjerit Hasani i është dorëzuar familjarëve për ceremonitë mortore.