Katërmbëdhjetë meshkuj dhe dy femra janë lënduar gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur dje në fshatin Banullë të Lipjanit.
Policia njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kombi-bus.
Sipas policisë të lënduarit kanë pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor, transmeton Klan Kosova.