Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë. Për pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshes 5 vjeç, si dhe janë plagosur rëndë tre persona të tjerë.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Fratar, pasi një kamionçinë u përplas me një autoveturë.
Për momentin nuk dihet identiteti i viktimës dhe i të plagosurve. Policia mbërriti në vendndgjarje për të hetuar rastin, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital./Lapsi.al/