Pesë nxënës në Vushtrri janë alivanosur, me ç’rast janë dërguar për trajtim të menjëhershëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, raporton Veriu.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00.
“Rreth orës 17:00 në Vushtrri është raportuar se pesë nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKMF në Vushtrri. Katër prej tyre janë dërguar për urgjent në QKUK”, ka treguar Zahiti,
Zëdhënësi Zahiti thotë se ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar alivanosjen e nxënësve, ndërsa policia është në vendngjarje.
Veriu.info mëson gjendje e nxënësve është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, e që sipas burimeve nga QKMF-ja alivanosja ka mund të shkaktohet nga helmimi.