Sipas njoftimit të Policisë, nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “DORËZIMI”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit, Gentian Oshafi, 28 vjeç, banues në fshatin Blacë, të rrethit Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në fshatin Lozhan, gjatë kontrollit të automjetit tip “Fiat” me targa AA 455 GH, që ky shtetas drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 30 700 kartmonedha euro, të prerjeve 100 dhe 200 euro, të dyshuara të falsifikuara, njofton ATSH
Sipas policisë dyshohet se këtë shumë në euro do ta përdorte si parapagim për blerjen e një sasie lënde narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Falsifikim i monedhave ” parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.