“Sot më 14.10.2015, në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor nën dyshimin për veprat penale si: Fajde, neni 343 i KPRK-së, Detyrim , neni 340 i KPRK-së, dhe Shmangie nga tatimi, neni 313 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast hetuesit policorë në vazhdën e operacionit kanë kontrolluar tri shtëpi, një banesë si dhe tri lokale në Prishtinë, raporton lajmi.net.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente, kompjuterë, telefona dhe para të gatshme, ndërsa personat e arrestuar janë G. A. mashkull 11.01.1978, A. G. mashkull 05.02.1968, A. B. mashkull 20.03.1965.
Sipas policisë, personave të arrestuar me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Me vendim të Prokurorit të tri lokalet e kontrolluara mbyllen përkohësisht./Kosovanews