Lajmet e fundit
Bytyqi 3 vjet burg për kontrabandim me imigrant

Bytyqi 3 vjet burg për kontrabandim me imigrant

Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Prizrenit e ka shpallur të mërkurën, Adrian Bytyqin fajtor për kontrabandim me imigrantë duke e dënuar me burgim prej tri vjetësh, njofton zyra për informim e EULEX-it.
Sipas tyre i pandehuri u dënua në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë. “Ardian Bytyqi u shpall fajtor për kontrabandën e imigrantëve, kryesisht me prejardhje turke, nga Kosova për në Kroaci dhe Slloveni dhe tutje për në destinacionet përfundimtare të tyre në Itali dhe në vendet e tjera të BE-së, përfshirë Hungarinë, Austrinë, Gjermaninë dhe vendet e tjera të Evropës perëndimore.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)”, thuhet në njoftim.
I pandehuri u arrestua në prill 2012 si pjesë e një operacioni të përbashkët të Njësisë së EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe të Departamentit të Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës. Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së më 16 prill 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published.