Lajmet e fundit
Çantat e mbingarkuara të nxënësve, e pranon dhe ministri Bajrami

Çantat e mbingarkuara të nxënësve, e pranon dhe ministri Bajrami

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pranuar se çantat e nxënësve janë shumë të rënda dhe se librat duhet të jenë më praktike.

Nga prindërit vazhdimisht ka pasur ankesa për mbingarkesën e nxënësve me libra e tekste të panevojshme. Këtë e pranoi edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

“Padrejtësisht çantat tona janë shumë të rënda, padrejtësisht ata kanë shumë libra, ata libra duhet të jenë më praktike, sidomos prej klasës 5 deri në 9, që njerëzit ti përgatisin në mënyrë praktike, të kemi sa më shumë ushtrime që ne i shohin në qytetet europiane”, citon rtk ministrin Bajrami.

Ministri Arsimi paralajmëroi edhe rishikimin e teksteve.

“Në bashkëpunim me mësimdhënës do të rishikohen programet mos janë të ngarkuar, si dhe tekstet mos janë të vjetra e jo të adaptuara me shekullin 21.”

Këto komente ministri i Arsimit I bëri gjatë vizitës në shkollën Ismail Qemali në Prishtinë.

Me performancën e kësaj shkolle u shpreh e pakënaqur drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci.

“Kjo është shkolla prej nga unë më së shpeshti marrë letra, shkresa, telefonata prej prindërve. Dua ta them publikisht nuk jemi të kënaqur me shumë gjëra dhe sa I përket cilësisë dhe mbarëvajtjes së punëve në shkollë do të jemi të pa-kompromis. E dini kam ardhur shpesh në vizita të paparalajmëruara.”

Mësimdhënësit u njoftuan nga ministri Arsimi e drejtoresha Nagavci, se kah fundi i këtij muaji do të fillohet me modernizimin e sektorit të arsimit. Do të promovohen produktet e para të shkollës elektronike, përkatësisht ditari dhe tabela elektronike. Kjo shkollë shumë shpejt do të furnizohet edhe me 10 kompjuterë, 10 laptopë dhe 3 projektorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.