Rrahje dhe të shtëna me armë ka pasur të shtunën pas mesnate në lagjen Drenovec të Tetovës, ku kanë qenë të përfshirë 5 persona, njofton Policia e Tetovës.
Sipas SPB-së, në incident kanë marrë pjesë E.O.(22), S.O.(22) dhe R.O.(53) nga fshati Dobrosht nga njëra anë dhe L.I.(24) dhe K.V.(21) nga Tetova në anën tjetër.
Në incident janë përveç pistoletave janë përdorur edhe armë të ftohta. Të gjithë personat e përfshirë janë pësuar lëndime nga incidenti dhe janë transferuar në Qendrën e urgjencës në Shkup.
SPB e Tetovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e rastit.