Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Prevallë-Prizren, një shofer ka humbur jetën për shkaqe që ende nuk janë zbardhur në tërësi por që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me veturën e tij ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë rreth 100 metra e më pas është kapluar nga flakët e zjarrit duke u shkrumbuar në tërësi së bashku me viktimën
Sipas Policisë, i dyshuari nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit Audi me kushtet e rrugës. Kurse, sipas dokumentacionit të gjetur në vendin e ngjarjes mund të jetë një qytetar nga rrethi i Suharekës i vitlindjes 1968. Në vendin e ngjarjes për hetime kanë qenë të pranishëm drejtori rajonal dhe komandanti i Stacionit Policor të Prizrenit, kryeprokurori dhe mjekoligjorët.
Në afërsi të veturës është gjetur një revole të cilën e ka konfiskuar Forenzika. Trupi i pa jetë nuk ka mundur të tërhiqet mbrëmë nga vendi i ngjarjes, mirëpo është lënë për sot dhe i njëjti do të dërgohet për autopsi.