Lajmet e fundit

Dorëzohet në Polici, i dyshuari për vrasjen e dhëndrit

Personi që dyshohet se ka vrarë 43 vjeçarin N.A të hënën pas mesnate në fshatin Milloshevë, dje është dorëzuar në Polici.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se në lidhje me rastin  me 9 dhjetor është vetë dorëzuar në Polici i dyshuari, i cili ka dorëzuar edhe një pistoletë të tipit TT me një fishek.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.