Ekskluzive: Kompania e dytë kosovare që importoi mish nga Belgjika

Ekskluzive: Kompania e dytë kosovare që importoi mish nga Belgjika

kompa-730x440Skandali me mishin e prishur të importuar nga Belgjika për në Kosovë, duket se nuk ka vetëm një kompani kosovare të involvuar në këtë rast.

Siç ishte raportuar më herët, kompania importuese “Euro Ida” kishte importuar mish të prishur, 12 vjet të vjetër, nga shteti i Belgjikës, saktësisht nga kompania belge “Veviba”, kompani kjo që tani është duke u hetuar nga Agjencia Federale e Ushqimit të Belgjikës, raporton lajmi.net.
Mirëpo, kompania “Euro Ida” nuk po del të jetë e vetmja që ka importuar mish të prishur për tregun kosovar.
Siç mëson lajmi.net, kompania e dytë e cila ka importuar mish nga “Veviba” është kompania nga Suhareka, “Beni” SH.P.K.
Ndryshe, në historikun e kësaj fabrike, thuhet se aktiviteti i saj ka filluar qysh në vitin 2000, me themelues Ruzhdi e Feriz Buzhalën. Aty shihet se kjo kompani ka pasur një gamë të gjerë prodhimi, mirëpo pas përfshirjes nga flaka, një pjesë e kësaj fabrike u dogj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, gjë që bëri vazhdimin e prodhimit, mirëpo në kapacitete më të ulëta.
Kjo kompani e cila ëshë themeluar në vitin 2000, dhe ku figuron se aktivitet primar ka përpunimin dhe konservimimin e mishit, dyshohet të jeta kompania tjetër në Kosovë e përfshirë në skandalin e mishit të prishur.
Një gjë e tillë është konfirmuar madje edhe nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, e cila sot në një komunikatë për media ka bërë të ditur që në kuadër të hetimeve për importimin e mishit të prishur në Kosovë, ka kryer kontrolle në dy lokacione, Rahovec dhe Suharekë, kjo e dyta lokacioni i kompanisë “BENI” SHPK.
“Prokuroria Themelore në Prizren, sipas detyrës zyrtare dhe në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit, ka filluar hetimet kundër personave përgjegjës dhe subjekteve juridike, të cilat kanë importuar nga Belgjika sasi të mishit me cilësi të dyshimtë, në drejtim të veprës penale: “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, nga neni 267, të KPRK-së.
Po ashtu, kjo prokurori përmes urdhrit të gjyqtarëve kompetent të procedurës paraprake në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren dhe inspektorët e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, ka kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë dhe lokalet e subjekteve juridike, njëra në territorin e Rahovecit dhe tjetra të Suharekës dhe ka sekuestruar provat e nevojshme për procedurë penale, si dhe sasi të mishit me afat të skaduar”, bëhet e ditur sot në këtë komunikatë.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë edhe me pronarin e kësaj kompanie, Ruzhdi Buzhala, mirëpo në momentin që këtij të fundit i është bërë me dije se për çka është thirrur, ai ka refuzuar të flasë duke e mbyllur telefonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*