Lajmet e fundit

Ekskluzive|| Qeveria do ta dekretojë Asociacionin e Komunave Serbe

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, qysh në mbledhjen e radhës do ta dekretojë Asociacionin e Komunave Serbe. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime të afërta me Qeverinë e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, Isa Mustafa pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që parimet e Asociacionit ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe kërkesës së opozitës për dorëheqje, konsideron se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e pengon procedimin e mëtutjeshëm të Asiciacionit të Komunave Serbe.

“Qysh në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet brenda këtyre ditëve, do ta dekretojë Asociacionin e Komunave Serbe, e cila do t’i hapë rrugë hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë ky burim.

Gjatë ditës së sotme, në mbledhjen e ekzekutivit, kryeministri Isa Mustafa tha se vendimi i Gjykatës Kushtetese nuk e detyron qeverinë që ta anulojë marrëveshjen e arritur në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Edhe dekreti e edhe statuti do t’i dërgohen Gjykatës në mënyrë që çdo shkronjë e statutit të shihet a është në harmoni me Kushtetutën. Këtu nuk ka hapësirë të thuhet se Asociacioni nuk do të bëhet”, deklaroi Mustafa gjatë  kësaj mbledhjeje.

Gjykata Kushtetuese  ka dalë dje me vendimin final, lidhur me ASK-në, me ç’rast ka ardhur në përfundim se Asociacioni nuk është tërësisht në përputhje me  Kushtetutën e Rpublikës së Kosovës.

“Gjykata ka vendosur se këto Parime nuk janë tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse dhe ka konkluduar se akti ligjor i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti duhet të jenë në përputhje veçanërisht me nenet 3, 7 dhe 12 të Kapitullit II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44 të Kapitullit III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre], me nenet 57, 59, 60, 61 dhe 62, si dhe me nenet 79, 81, 93, 101, 113, 123, 124 dhe 137 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës siç është arsyetuar në Aktgjykim”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Kushtetueses.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.