Për të shprehur solidarizim me sulmin që ndodhi mbrëmë në Paris, Facebook ka shtuar një filter në rrjetin social i cili vendosë fotografi të përkohshme në profilet e përdoruesve.
Tani, shumica e përdoruesve nga e gjithë bota janë duke shfaqur mbështetje për Francën duke shtuar filterin e flamurit të Francës në fotografitë e tyre të profilit.
Filteri është i ngjashëm me atë që Facebook e kishte ofruar kur martesa mes gjinisë së njëjtë ishte bërë legale në SHBA, transmeton lajmi.net.
Ju mund ta vendosni filterin që të skadojë pas një ore, pas një dite, pas një jave dhe më shumë. Opsioni është në dispozicion në celular dhe Web. (lajmi.net)

Agjencia e lajmeve Kosovanews kosovanews.info