Skeçi “Plani Strategjik” i grupit humoristik “Stupca” ka shkaktuar debat të fortë lidhur me pazaret që kanë bërë krerët e UÇK’së gjatë luftës me Serbinë. Politikanë, analistë, fytyra publike dhe qytetarë kanë reaguar, secili në mënyrën e vet, pas publikimit të këtij skeçi në një nga televizionet, në natën e vitit të ri. Në mesin e tyre që dolën në mbështetje të Stupacave është një familjar i dëshmorëve. Alban Beqirit edhe pse lufta ia morri babin dhe vëllain, ai thotë se ata kishin të drejtë.
Alban Beqiri, nga Aqareva e Skenderajit, familjar i dëshmorëve të kombit, ka dalë në mbështetje të skeçit, duke thënë se ata kanë të drejtë.
Në mesazhin e dërguar në redaksinë e Gazetës Express, Beqiri ka treguar arsyet pse po e mbështetë skeçin e transmetuar në natën e Vitit të Ri.
Alban Beiqirir lufta e fundit ia ka vrarë dy persona në familje; Babin (Fazli Beqirin) dhe vëllain (Avni Beqiri).
Ai thotë se grupi “Stupact kanë të drejtë” dhe si familjar i dëshmorëve është në përkrahjë për ato që u thanë.
“Stupcat kanë të drejtë dhe ne si si familjar të dëshmorëve jemi në përkrahje të Stupacave”
“Të gjithë kriminelët që patën gisht në vrasjen e komandantëve të UÇK’së dhe patën veshur uniformën e shenjtë, e ishin bashkëpunëtor të UDB’së duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë ai.
Beqiri po ashtu ka thënë se është realitet i hidhur, por cdo komandat, ushtar i thjeshtë që pati betim të sinqertë, është eliminuar pas shpinës. Ai edhe përmend vrasjen e vëllait të tij.
“Jam i bindur që prej komandantit më të lartë e deri të ushtari më i thjesht dinë për vrasjen e Komandant Drenicës (Avni Beqirit)./GazetaExpress/