Shpërthimi i gypave të ngrohjes qendrore në shkollën fillore “Dardania” në Pejë, ka lënë të lënduar pesë nxënës të kësaj shkolle.
Emrat e dy nga pesë të lënduarve janë Erza Kastrati dhe Artea Kuqi, nxënëse të klasës së gjashtë.
Dy prej nxënësve janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm, derisa 3 prej nxënësve po marrin trajtim në Spitalin Regjional në Pejë.
https://www.youtube.com/watch?v=pG5ZYf8qFBw