Lajmet e fundit
Flet bashkëbanuesi i femrës që u gjet e vdekur sot në Prishtinë

Flet bashkëbanuesi i femrës që u gjet e vdekur sot në Prishtinë

Një femër e moshës 43 vjeçare është gjetur sot e vdekur në hapësirat e një objekti të pabanuar në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë. Ajo bashkë me dy meshkuj kishin improvizuar hapësirën, të cilën e shfrytëzonin për banim.
Njëri nga bashkëbanuesit e viktimës, cigare-shitës, ka treguar se viktima ishte konsumuese e rregullt e drogës.
Kastriot Humolli ka thënë se 45 vjeçarja nga Vushtrria, Arjeta Gjakolli kishte ndërruar jetë për shkak të mbidozës nga droga.

Humolli tha se në dhomën e improvizuar të këtij objekti të pashfrytëzuar banonin ai, një person tjetër dhe viktima.

Femra nga Vushtrria, sipas tij, jetonte e vetme në Kosovë, ngase familjen e kishte jashtë shtetit.

Policia e ka vlerësuar rastin si vdekje e dyshimitë. Zëdhënësja e policisë Rajonale në Prishtinë, Florije Ahmeti, ka thënë se trupi i viktimës është dërguar në obduksion, për të gjetur shkaktarin e vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.